Robbie Williams rikthehet…i dashuruar

07/10/2009 10:20

Robbie Williams ka thyer tre vjet heshtje duke i rikthyer me nje album te ri por me probleme te vjetra.

“Reality Killed the Video Star” titullohet ky album qe do paraprihet nga kenga “Bodies. Williams eshte fejuar prej tre vjetesh me modelen Ayda Field, protagoniste edhe ne videon e fundit te kengetarit britanik. Por Williams rrefen per “Vanity Fair” se problemet me drogen nuk i jane ndare ende. “Kam nje personalitet te dhene pas varesise ndaj veseve. Me kete gje luftoj vazhdimisht dhe mendoj se po fitoj”, theksoi kengetari.

Ne vijim ai shton se nuk ka rreshtuar asnjehrere se shkruari kenge edhe pse gjate kesaj periudhe ka kaluar shume kohe duke luajtur golf. “Jam i lumtur qe gjeta guximin te dal nga kjo vorbull”, shton Robbie. Ne klipin “Bodies” ai shpetohet nga e e fejuara e tij pasi ndodhet ne nje shkretetire.

“Ka ndodhur keshtu edhe ne te vertete? Po, kam kaluar tre vite me te dhe nuk e di cfare mund te ndodhte nese nuk do ishte ajo. Jeta ime nuk do kishte qene shume e shendetshme pa ate ne krah. Mund te them se eshte shpetimtarja ime pasi jam ende gjalle”, shton Williams. Kengetari vazhdon te rrefeje se 13 vjet me pare i dha fund nje historie te gjate dhe ishte betuar se nuk do niste me nje lidhje serioze pasi ajo gje e vrau shume.

“Qe prej asaj kohe dhe deri ne momentin qe erdhi Ayda ka pasur shume femra ne jeten time qe me dukeshin perfekte maksimumi dy muaj. Pastaj erdhi ajo qe me dha mundesine ta dua vertet”, shprehet Robbie i njohur per karakterin e tij kontrovers.    

Top Channel