Komplikohet adoptimi i femijes nga Elton John

06/10/2009 11:25

Komplikohet tentativa e Elton John per te adoptuar nje femije ukrainas 15 muajsh, i cili ndodhet ne nje jetimore ne lindje te vendit.

“The Sun” arriti te gjeje nenen e te voglit Lev, te quajtur Marina, e cila ka thene se kerkon qe te jetoje si gjithe te tjeret, duke dale nga rruga e keqe dhe duke i siguruar femijes se saj nje jete te mire.

Gruaja, nje e alkoolizuar, e cila jeton ne kushte ekonomike skandaloze, me virusin Hiv eshte pare te kujdeset ne nje fare menyre per dy femijet e saj, te cilet i ka lene ne jetimore.

Elton John njoftoi ne shtator deshiren e tij per adoptimin e femijes Lev, bashke me partnerin e tij David Furnish.

“David ka patur gjithnje deshire qe te kishim nje femije, po une isha kunder pasi levizim shpesh dhe ndoshta nuk do te ishim ne gjendje per ofrimin e nje familje te vertete nje vogelushi. Por Lev me rrembeu zemren dhe do te ishte shume bukur ta kisha ne shtepi bashke me David”, pati deklaruar John.

Top Channel