Van Gogh pikturonte mbi tablote e te tjereve

05/10/2009 09:50

Piktori i njohur Van Gogh qe njihet per jeten e tij jo shume te rregullt per shkak te problemeve ekonomike, shpesh here detyrohej te pikturonte mbi pikturat e tij dhe ky eshte nje fakt i njohur tashme, por ajo qe kane zbuluar kohet e fundit kerkuesit eshte edhe me interesante.

Sipas studiuesit italian, Antonio De Robertis, Van Gogh pikturonte edhe mbi tablote e te tjereve. Sipas tij, rasti me i dukshem eshte ai i portrtetit te Agostina Segatori-t ne vitin 1887 qe fsheh nje tjeter portret, ndoshta te pikturuar nga Corot.

Por kjo nuk shte e vetmja pikture e dyfishte pasi ne spitalin psikiatrik Saint Remy gjendjen edhe dy ekzemplare te tjere. Prania e dy pikturave ne spital mendohet se ka lidhje me nje kerkese qe murgesha Epiphane Dechanel i beri piktorit per t’i bere nje pikture per mensen, por me humbjen e saj, murgesha i dha dy piktura te vjetra mbi te cilat Van Gogh hodhi penelaten e tij.

Studiuesi De Robertis u ben thirrje te gjithe muzeve ne bote qe te analizojne ekzemplaret me anen e rrezeve X sepse mendohet qe te tjera tablo te piktorit holandez jane vendosur mbi nje imazh tjeter.

Top Channel