Nipi i Elvis, kontrate me kompanine Universal

04/10/2009 13:50

Kush mendon se Elvis Presley ka vdekur gabon sepse shpirti i artistit amerikan jeton ne trupin e nipit te tij Ben.

17 vjecari, djali i Lisa Marie Presley ka marre nje oferte nga kompania e njohur Universal prej 5 milione dollaresh me kushtin qe ai te prodhoje 5 albume. Lajmin e ben te ditur faqja e internetit NME qe citon gazeten “Telegraph”.

Ben aktualisht po regjiston albumin e pare dhe ai thote se muzika e tij eshte shume e ndryshme nga ajo e gjyshit te tij, i cili nderroi jete 15 vjet para se ai te lindte. Publikimi i elbumit te tij te pare eshte parashikuar per vitin 2010. 

Top Channel