Autopsia, Jacko u vra nga qetesuesi

02/10/2009 11:15

Me ne fund publikohet edhe autopria e Michael Jackson qe sic pritej ka dhene rezultate qe mund te vene me shpatulla pas murit mjekun personal.

50 vjecari Jackson kishte nje trup te shendetshem dhe nuk ka vdekur per shkak te ndonje problemi shendetesor. Sipas “Associated Press” ai nuk mund te konsiderohej i dobet pasi peshonte 62 kg me nje gjateti 1.75 metra.

“Jackson u vra nga qetesuesi i forte qe mjeku i tij personal i gjeti per te mposhtur pagjumesine”, thuhet ne raportin e autopsise. Shenjat e vena re ne trup nuk tregonin se ai vuante nga nje semundje e vecante, pasi ato ishin pasojat e operacioneve plastike.

Eshte e vertete se mushkerite e ish mbretit te pop-it nuk ishin ne gjendje te mire, por maksimumi i demit qe mund te shkaktonte ky organ ishin dhimbjet. Sipas raportit, Jacko kishte nje numer te madh shenjash ne lekure pas vesheve. 

 

Top Channel