Madonna, ne altar per here te trete

30/09/2009 11:15

Madonna do martohet per here te trete ne jeten e saj dhe kete do ta beje brenda vitit 2009.

51 vjecarja e lidhur me modelin brazilian Jesus Luz, ka vendosur te shkoje drejt altarit pasi eshte marrezisht e dashuruar me te. 23 vjecari brazilian dhe kengetarja jane njohur gjate nje feste ne Rio De Janeiro dhe bashkejetojne prej disa muajsh ne New York.

Lajmin e marteses e ka dhene biografi i kengetares Randy Taraborrelli, i cituar nga televizioni MsNbc. Nderkohe, miqte e ngushte te kengetares e konfirmojne kete hipoteze. “Dua te martohem sa me shpejt me te pasi eshte shume i embel”, u ka thene Madonna miqve te saj.

Top Channel