Briatore-Gregoraci ne pritje te femijes se pare

30/09/2009 12:30

Flavio Briatore ka mundesi ta fshije shijen e keqe te perjashtimit nga Formula 1 me nje lajm tjeter.

Bashkeshortja e tij Elisabetta Gregoraci eshte ne pritje te femijes se pare. Duke pozuar ne revisten “Chi”, cifti pranon se tashme jane ne pritje te femijes. “Jemi ta bashkuar ne hidherime dhe gezime, ne shendet te plote dhe semundje, ashtu sic premtuam ne 14 qershor 2008”, shprehet Gregoraci.

Ky nuk eshte nje moment dhe aq i keq per ish drejtuesin e Renault. “Kur Elisabetta me dha lajmin u ndieva sikur ajo ishte fitorja me e madhe e jetes time”, shprehet Flavio. Ky lajm hedh poshte edhe te gjithe zerat per nje krize te mundshme mes tyre.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel