Dorela: Dashuria per Vedatin, e pafund

29/09/2009 18:40

Ajo eshte shoqja e jetes e kengetarit te njohur per frekuentuesit e jetes se nates ne Tirane, Vedat Ademit.

Quhet Dorela dhe e gjejme ne pushimin e punes se saj si menaxhere ne Qendren e Pasaportave Elektronike.

Ndersa buzeqesh nis te na zbuloje motivin e pare te dashurise, tekstin poetik te kenges “Ecim te dy” te interpretuar dikur nga i vellai i Doreles, edhe ky muzikant i skenes rock ne klubet e Tiranes.

“Dashuria s’ka fund, motive ka gjithnje. Nje prej tyre eshte dedikimi im drejtperdrejt per Vedatin”, thote Dorela.

Ajo eshte ekonomiste e profilit te finances me dhunti menaxhimin. Aftesite drejtuese  i ka shfaqur qe ne gjimnaz si menaxhere e grupeve muzikore te te rinjve dhe punet part time.

Piktakimi i profesionit me pasionin na shpjegon dhe harmonine e ciftit.

“E kam mirekuptuar shume profesionin e Vedatit dhe Vedatit timin. Secili po punon ne profesionin e vet sa me shume te mundet dhe deri tani ka patur shume tolerance”, thote Dorela.

Rikthehet pas pune ne apartamentin ne katin e katert prane prokurorise. Eshte momenti i vetem kur takohen para se te nderrojne turnet.

Vedati sapo eshte zgjuar nga gjumi prej te kenduarit ne klabe deri ne mengjes. Ndersa Dorela perfiton nga koha per t’i shkruar refrenin e kenges se tyre ne kompjuter.
 
Duket sikur kane qene se bashku edhe pse larg.

Dorela me shume dashuri dhe delikatese i sjell para syve shenjat e marteses, lulet e thata te nuses dhe nje stoli ne kornize ku eshte qendisur kuptimi i lidhjes se tyre.

Perqafohen si ne nje pikture ku gjithshka eshte jete dhe levizje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel