Rrefimi i Maks Velos: Gruaja spiune dhe djali qe s’e kam pare kurre

28/09/2009 18:55

I ftuar ne programin ‘Pasdite ne Top Channel’ te drejtuar nga Arbana Osmani, arkitekti, publicisti dhe piktori i njohur Maks Velo ka rrefyer per here te pare nje drame te jetes se tij.

Duke diskutuar rreth bashkejeteses, Maks Velo ka rrefyer se si vite me pare u njoh dhe u dashurua me nje vajze, qe vetem pas marteses do te zbulonte se ishte agjente e Sigurimit te Shtetit dhe faktori kryesor ne denimin e tij 10 vjecar.

Artisti i njohur ka treguar se me gruan ne fjale ka edhe nje djale, te cilin nuk e ka takuar asnjehere gjate jetes se tij.

 

Profil

Maks Velo lindi ne 31 gusht te vitit 1935 ne Paris nga prinder shqiptare. Ai eshte nje nga figurat e shquara te arkitektures dhe publicistikes shqiptare.

Prinderit e tij u kthyen ne Korce, ku Velo kaloi edhe femijerine e tij. Nje prej figurave me te spikatura te arkitektures dhe publicistikes shqiptare u diplomua per inxhinieri ne vitin 1973.

12 vjet me vone u be anetar i Lidhjes se Shkrimtareve. Ne vitin 1978, jeta e Velos do te merrte nje drejtim tjeter, pasi u akuzua nga ish-regjimi komunist per tendence moderniste ne veprat arkitekturore.

Pasi u denua me 10 vjet burg, e sistemi i zhduku 246 vepra,  pas renies se komunizmit Velo nuk resht se punuari sidomos ne aspektin letrar.

Me renien e regjimit komunist, ne vitin 1991 fiton pafajesine nga Gjykata e Larte, ndersa ne vitin 1993 ai mori shtetesine amerikane.

“E mendoj jeten time te permbushur sepse gjeja me me rendesi ne jete eshte mos t’i besh keq njeriut. Kam ndjere kenaqesi te jashtezakonshme nga arti. Une mendoj se energjia vjen nese je i vertete, nese je fals nuk ka energji. Po t’i duash njerezit dhe po te mos e harxhosh jeten per parate, je i vertete”, shprehet Maks Velo.

Ne librin e tij “100 Poezi”, Velo e krahason poezine me nje fragment kohe, me kohen qe kalon ne nje ure. Velo pranon kompromisin me te ligen dhe besnikerine ndaj vetes.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel