Fitimet e korporatave, 170 milione euro me pak

28/09/2009 08:20

Buxheti i shtetit ka shenuar nje deficit ne planin e te ardhurave nga tatimi mbi fitimin prej rreth 2.2 miliarde lekesh (17 milione euro) per periudhen janar-gusht te ketij viti, gje qe tregon per uljen e pergjithshme te fitimit te biznesit te madh ne Shqiperi me rreth 170 milione euro.

Te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave bejne te ditur se qeveria pati programuar rritjen e te ardhurave nga kjo takse, kryesisht duke supozuar se pergjysmimi i tatimit mbi fitimit ne 10 per qind, qe u krye ne vitin 2008, do te nxiste me shume biznese te deklaronin fitime me te larta. Por ky aludim doli teresisht i pasakte.

Te ardhurat nga kjo takse u realizuan vetem sa 84 per qind e planit ose 11.5 miliarde leke dhe jane aktualisht edhe me te uleta se sa ne vitin e kaluar kur qene 12.3 miliarde leke. Fitimet e dobeta te sistemit bankar gjate ketij viti duket se kane dhene edhe ndikimin me te madh ne renien e te ardhurave nga tatimi mbi fitimin.

Qeveria vendosi uljen drastike te tatimit mbi fitimin ne vitin 2007, duke aluduar se ne kete menyre do te nxitej transferimi i aktiviteteve prodhuese nga vendet perendimore, ku tatimi mbi fitimin eshte 30-50 per qind. Qe nga 1 janari 2008, tatimfitimi ne Shqiperi u caktua 10 per qind.

Qeveria i kompensoi humbjet nga ulja e tatimfitimit, duke rritur taksen e ndotjes per makinat e perdorura qe importohen ne vend. Skema e re ndihmoi disa biznese te konsoliduara te shtojne fitimet e realizuara ne Shqiperi dhe qe transferohen ne vendet e origjines se investimeve. 

Tatimi mbi fitimin eshte nje takse qe pergjithesisht paguhet nga bizneset e konsoliduara dhe nderkombetare, per shkak se bizneset vendese raportojne zakonisht fitime te uleta ose humbje financiare.  

Top Channel