Milan, Maignan thërret skuadrën në dhomat e zhveshjes, ndalon përshëndetjen me tifozët
‘Me Massimiliano Allegrin dhe Giorgio Furlanin jemi në sintoni për atë që duhet të bëjmë për sezonin e ardhshëm dhe për atë çfarë i mungon kësaj skuadre’-kështu u shpreh Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare në një intervistë për DAZN përpara ndeshjes me Sassuolon, në lidhje me takimin rreth merkatos të zhvilluar gjatë javës me trajnerin kuqezi.
Igli Tare më pas foli më konkretisht për një prej futbollistëve të Sassuolos, Kone të cilin e vlerësoi shumë.
‘Kone? Me siguri është një futbollist që ka bërë një kampionat të shkëlqyer me Sassuolon, ashtu sikurse e gjithë skuadra-tha Tare-është një futbollist që ka karakteristika specifike edhe në nivele të larta, sepse në Francë ka luajtur ndeshje të rëndësishme. Mund të jetë njeriu i merkatos së Sassuolos’
Ndërsa Drejtori Sportiv i Sassuolos, Carnevali, gjithnjë për DAZN dha përgjigjen e tij përsa i përket Kone.
‘Nuk kam folur as me Milanin e as me Interin për Kone-tha Carnevali-është e vërtetë që na kanë ardhur kërkesa nga klube të tjerë sidomos nga jashtë Italisë. Kone është një futbollist ndërkombëtar, me shumë vlera dhe që po tregon aftësitë e tij. Por mund të ndodhë që të lindë një derbi milanez, e rëndësishme është që të mendojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dhe njëkohësisht edhe për ne’.
Top Channel