Festivali i Gjirokastres, hapet gara e folklorit

25/09/2009 20:10

Ansambli i Qarkut të Tiranës celi Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar ne kalane e qytetiti te gurte te Gjirokastres.

Udhëheqësi artistik i festivalit, kompozitori Thoma Gaqi tregon vlerat kombetare qe mbart mbi vete ky festival duke thene se ne kete festival bashkohet krijimtaria e trevave shqiptarfolese.

Në skenën e gurtë të kalasë së Gjirokastrës në garë ishte edhe një prej ansambleve të Kosovës, i cili u duartrokit dhe u vlerësua më së shumti nga kritikët dhe publiku.

Gjate diteve te ardhshme ne kete festival do te paraqiten pjese të traditës dhe folklorit shqiptar nga 12 qarqet e vendit, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, ndersa shqiptarët e Zvicrës dhe Amerikës do të përcjellin gjurmët e folklorit shqiptar që i ka mbijetuar shekujve.

Top Channel