Kengetari i hitit te veres se 2007-es “Relax, Take it Easy”, Mika ka pranuar se eshte biseksual, pas spekullimeve qe kishte ne media per jeten e tij seksuale.

“Nuk e kam kufizuar asnjehere jeten time dhe asnjehere nuk kam vene kufizime me ke te fle. Me quaj biseksual, nese te nevojitet nje percaktim per mua”, eshte shprehur Mika per nje reviste holandeze.

Ne nje interviste te meparshme, artisti, emri i te cilit eshte Mika Penniman, ishte shprehur per “Evening Standard” se nuk do te fliste kurre per jeten e tij seksuale.

Albumi i fundit i kengetarit, “We Are Golden”, doli javen e kaluar dhe ka hyre ne “Top 10”, ne Britanine e Madhe.

Top Channel