Marreveshje mes Eminem dhe “Apple”

23/09/2009 16:40

Perfaqesuesit ligjore te Eminem dhe “Apple” kane arritur nje pakt te minutave te fundit per t’i dhene fund nje mosmarreveshjeje ligjore, e cila i ka cuar palet ne nje gjyq federal.

Menaxheri i te drejtes se autorit dhe publikuesi i “Eight Mile Style”, Martin Affiliated kane ngritur nje padi ligjore multimilionere kunder “Apple”, ne 2005-en, ne lidhje me shitjen e muzikes se reperit.

Ai pretendon se “Apple” nuk ka te drejte te negocioje shperndarjen ne internet te kengeve, por kompania ka insistuar se ka nje marreveshje ligjore.

Por duket se palet kane rene dakord pas nje pakti te arritur sot per te shmangur qe ceshtja te shkoje ne gjyq.

Top Channel