Liberalizimi i vizave, Meta merr garanci

23/09/2009 12:05

Nje ceshtje tjeter e rendesishme per Shqiperine, ne fakt me kryesorja qe ze axhenden diplomatike te Shqiperise eshte liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian.

Per kete ceshtje ministri i Jashtem, Ilir Meta eshte takuar me homologun e tij te Belgjikes, nje nga vendet anetare me strikte per permbushjen e kritereve jo vetem politike, por edhe teknike per liberalizimin e regjimit te vizave.

Ministri i jashtem belg ka siguruar se, nese deri ne dhjetor Shqiperia do te plotesoje numrin 250-300 mije te pasaportave biometrike, vendimi i ministrave te Jashtem per heqjen e vizave me Shqiperine, nuk do te jete i larget.

Top Channel