Clooney-Canalis prezantojne familjet

23/09/2009 14:20

George Clooney dhe Elisabetta Canalis i japin ngjyra zyrtare dashurise se tyre te lindur pak jave me pare.

Aktori hollivudian dhe bukuroshja italiane duket se e kane seriozisht sepse para nisjes per ne SHBA, Clooney eshte takuar me mamane e Canalis, Bruna. Sipas revistes “Diva e Donna” qellimi i vertete i vizites ne SHBA eshte prezantimi i Canalis me familjen e George qe per aktorin amerikan ka nje rendesi te vecante.

Sipas mikeshes se Canalis, Valentina Micchetti, George ua ka prezantuar te dashuren gjithe miqve te tij ne Hollywood, mes te cileve edhe Rande Gerber dhe bashkeshortes se tij Cindy Crawford. Ndoshta keto njohje do pasojne me nje fejese mes ciftit?

Kjo ngelet ende per t’u konfirmuar, por nese gjerat vazhdojne te rrjedhin me te njejtin ritem, atehere edhe dita e zyrtarizimit te lidhjes nuk do jete e larget.

 

Top Channel