Bundchen-Brady, paparacet u kerkojne 1 mln usd

23/09/2009 12:00

Gisele Bundchen dhe Tom Brady jane nje cift perfekt ne syte e te tjereve por jo per syte e atyre qe synojne te jene syte e botes.

Behet fjale per dy paparace te quajtur Yuri Cotes e Rolando Aviles, te cilet kane kaluar nje peripeci gjate dasmes se ciftit ne Kosta Rika. Ne perpjekje per te marre imazhe nga dasma sekrete e modeles dhe sportistit, fotografet jane pikasur nga forcat e sigurise.

Ata kane refuzuar te dorezojne aparatet dhe ia kane mbathur me makinen e tyre. Por nuk ka perfunduar me kaq pasi forcat e sigurise kane qelluar me pistolete makinen, duke thyer xhamin e pasem.

Per fat te mire gjithcka ka kaluar pa pasoja per paparacet te cilet kane denoncuar ciftin, duke kerkuar nje shume te majme, rreth 1 milione dollare.   

Top Channel