George Clooney, tjeter vile ne Itali

22/09/2009 17:25

Vila Oleandra ne liqenin e Komos nuk eshte me e mjaftueshme per George Clooney qe ka vendosur te kaloje me shume kohe ne Itali bashke me te dashuren Elisabetta Canalis.

Aktori hollivudian po studion nje vile ne Liqenin e Madh, ndertese e cila kishte terhequr me pare edhe vemendjen e manjatit rus, Roman Abramovich. Clooney ka disa shtepi ne Itali, dy prej te cilave ne Laglio ku kalon muajt me te shumte te veres.

Vila qe mendon te bleje Clooney quhet Faraggiana, e ndertuar ne mesin e viteve 800. Per momentin nuk ka asnje konfirmim por kryebashkiaku i Meinas konfirmon pranine e aktorit ne qyteze.

 

Top Channel