Depp, ne dyshim per “Piratin e Karaibeve 4”

21/09/2009 15:55

Johnny Depp eshte ne dyshim per vazhdimin e pjeses se katert te filmit te tij te suksesshem “Pirati i Karaibeve”.

Shkak per kete duket se eshte shkarkimi i presidentit te “Disney”, Dick Cook, nje nga bashkeprodhuesit e “Piratit te Karaibeve 4”.

“Pati nje prishje te entuziazmit tim ne ate moment… Cdo gje lindi ne ate zyre”, u shpreh Depp duke iu referuar nje marreveshjeje verbale qe ai kishte bere me Cook per filmin e ri.

Dhe duket se Johnny ka rene dakord per serine tjeter te filmit vetem per shkak te perfshirjes se mikut te tij.

“Ai me pyeti nese isha dakord te benim serine e ardhshme te ‘Piratit te Karaibeve’ dhe une pranova. Kjo ndodhi perpara se te kishte nje pjese te shkruar per projektin e ardhshem”, sqaroi Deep.

Titulli i filmit te ri eshte “Pirates of the Caribbean – On stranger tides”. Filmi flet per Jack Sparrow ne kerkim te “burimit te rinise”.

Top Channel