Abramovich, lazer anti-paparace

21/09/2009 09:00

Cdo gje per te mbrojtur privatesine. Roman Abramovich nuk ben leshime ne kete pike dhe investon sa me teper te jete e mundur.

Manjati rus ka menduar qe ne ndertimin e jahtit te tij te ri “Eclipse”, te jete edhe nje sistem lazer per te bllokuar fotografet.

Kjo mase ndaluese kushton rreth 103 milione euro…!

Miliarderi i ka ndjekur personalisht punimet per ndertimin e jahtit te tij te ri. Sistemi duhet te jete vendosur brenda Krishtlindjeve. Ne bord do te jene dy platforma per helikopteret, dy pishina gjigante, super ekrane, 24 dhoma per miqte, si dhe nje suite me tavan qe hapet e mbyllet, me qellim qe here pas here manjati dhe e dashura e tij, Daria Zhukova te flene nen yje.

Paparacet do ta kene te pamundur te marrin fotot qe duan, sepse ne momentin qe ata do te shkrepin aparatet, rrezet infra te kuqe kapin sensoret e makinave fotografike, duke ndaluar regjistrimin e imazheve dixhitale.

Nuk dihet nese sistemi mund te funksionoje edhe ne prezencen e makinave fotografike me pak moderne.

Top Channel