
Madonna dhe Janet Jackson po planifikojne nje koncert te madh ne nder te ish yllit te muzikes pop, Michael Jackson.
Kengetarja amerikane dhe motra e Jacko jane takuar ne nje restorant ne New York ku kane diskutuar gjate rreth projektit per te cilin ende nuk dihen shume detaje. Michael ishte mik i ngushte me Madonna-n, e cila nuk e kishte fshehur asnjehere deshiren per te punuar me te.
Nje kujtim ne nder te Jacko pas Mtv Video Music Awards, do ishte dicka e madhe, pasi provat gjenerale u kryen pikerisht ne evenimentin qe u zhvillua para pak diteve.
“Me ne fund pata mundesine t’i them lamtumire mikut tim. Mund te them se i pagova ate qe i detyrohesha. Per kete jam ketu, per t’i thene lamtumire. Performanca e Janet ishte e jashtezakonshme, thjesht nuk mund te bente me shume per vellain”, u shpreh Madonna gjate mbremjes se Mtv Video Music Awards.
Top Channel