Inva Mula, triumf ne France

18/09/2009 16:35

Kryeqyteti francez, Parisi, ka çelur sezonin e ri operistik me operan ‘Mireille’ te kompozitorit francez Charles Gounod.

Ne qarqet muzikore te Parisit te tere mendojne se Nicolas Joel, drejtori i ri i operas, ka vene nje bast duke zgjedhur per fillimin e sezonit te ri lirik, operan ‘Mireille’.

Çeshtja eshte se nder te tjera, opera konsiderohet si nje opera shume e veshtire per rolin kryesor, ate te ‘Mireille’. Rol te cilin Nicolas Joel ia ka besuar Inva Mules.

“Jam shume i gezuar nga Inva Mula, qe eshte per mendimin tim e shkelqyer ne rolin e ‘Mireille’. Eshte nje rol shume i veshtire, shume i rende. Sepse eshte teper i gjate, kerkon realizime vokale tejet te veshtira dhe ajo ia arrin t’i beje te tera”, thote Joel.

Vete Inva tregon se kjo eshte nje veper qe nuk luajtur kurre ne Paris per 25 vjet, per shkak te veshtiresive qe paraqet.

Po ashtu, per here te pare ne historine e televizionit francez, nje opera do te transmetohet direkt ne mbremje ne France 3. Inva eshte kudo ne ekrane: nje spot i interpretuar prej saj, nje dokumentar nje oresh i realizuar po nga France 3, apo intervista te njepasnjeshme ne mediat e ndryshme: France 2, Arte apo LCI, ne studion e gazetarit te njohur Michel Field

Inva eshte ne qender te aktualitetit edhe sepse ‘Virgin Classics’ ka hedhur ne treg diskun e saj te pare recital. Alain Lanceron, president i ‘Virgin Classics’ dhe zevendespresident i EMI, mendon se disku do te jete nje sukses i vertete komercial:

“Sigurisht qe shpresojme shume qe ky disk te jete nje sukses i vertete komercial, jo vetem ne France, por ne mbare boten dhe ne do te punojme per kete. Reputacioni i Inves i ka kaluar me kohe kufijte dhe ndaj mendoj se ky disk nuk eshte i rezervuar vetem per publikun francez, ai do te gjeje nje jehone te gjere ne mbare boten”, thote Lanceron.

Per titullin “Il bel sogno” (Endrra e bukur), Inva ka shpjegimin e saj : «Te gjitha keto qe po me ndodhin, disku i ri, opera, kjo faze e jetes sime jane nje Bel sogno ».

Interesi i njerezve qe naten e pare te premieres mbushen sallen e teatrit te operas Garnier, u perligj. Interpretimi i Inves ishte thjesht i shkelqyer…

“Mua me behet shume qejfi te ritakohem serish me Inva Mulen, nderkohe qe e kam takuar 15 vjet me pare, kur ajo sapo kishte ardhur nga Shqiperia. Dhe eshte nje lumturi e madhe te shohesh qe ajo ia del mbane ne nje menyre tejet te jashtezakonshme ne skenen e operas, sonte, me nje publik triumfues per te”, thote ministri I Kultures dhe Komunikimit te Frances, Frederic Mitterrand.

Edhe ministrja e Shendetesise dhe e Sporteve, Roselyne Bachelot, nder te tjera thote: ‘Me pelqeu. Jam nje fanatike e operas; argetimi im i vetem eshte te marr pjese ne shfaqje operash dhe per kete rifillim nen drejtimin e Nicolas Joel, pame nje Mireille te shkelqyer, me nje Inva Mula te mrekullueshme, qe diti te bashkoje ne nje hijeshine, talentin, tekniken muzikore, qe tregoi se eshte nje artiste e madhe lirike e rrethuar nga nje trupe e jashtezakonshme”.

Te pranishem naten e premieres, ishte edhe cifti Kadare.

Autori i madh, Ismail Kadare thote se ne kete rast permendet kultura shqiptare dhe Inva ka ditur te plotesoje nje dimension qe mungon.

Vete Inva uron qe te vije live te publiku shqiptar…

Me kete fillim sezoni opera kombetare e Parisit ka gjetur diven e vet…diven shqiptare qe i ka magjepsur

FOTO GALERI
2/4

Top Channel