Personazhet e BB, protagoniste te medias

17/09/2009 18:55

Protagonistet e faqeve roze te kesaj vere kane qene personazhet e “Big Brother 2”.

Kane mbushur kopertina revistash, faqe gazetash dhe cdo risi e jetes se tyre ka qene lajm per median gjate stines se nxehte.

Adelajda, vajza bukuroshe nga Kavaja thote se shume here ka lexuar gjera te paverteta rreth jetes se saj, qe kane sjelle jo pak shqetesime te prinderit.

Edhe Adi, 40-vjecari nga Tirana shpesh eshte i ndjere e bezdisur nga ato qe ka lexuar per veten, por ndonjehere edhe eshte ndjere i perkedhelur per vemendjen e treguar.

Fati i dashurive te tyre ka qene shqetesim i fotografeve dhe gazetareve.

Ne nje veshtrim te shpejte nuk ka ndryshuar asgje per Dritanin, i cili eshte i fejuar me Even. Por atij i duhet te zgjeroje rrethin e njohjeve me vajza, te cilat e pelqejne pas performances ne BB.

Adi e mban ende te fshehur lidhjen e tij e mesa duket nuk ka ndermend te martohet, sic pati deklaruar kur ishte brenda shtepise.

“Ndihem shume mire me te dashuren time, por tani dua te perqendrohem me shume te puna”, thote Adi.

Lidhja funksionon ende e forte per Adelen dhe Bjordin,ndersa ‘ne vend numero’ kane mbetur Moza e Ari.

Arjoni tashme e ka zgjedhur nje vajze mete cilen shoqerohet, edhe pse thote qe pas daljes nga Big Brother ka patur me shume probleme per te qendruar me vajza.

I vetmi qe ka siguruar qetesine e nje cerdheje familjare eshte Qetesori, fituesi i edicionit te dyte, i cili eshte ne pritje te nje tjeter femije.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel