Obama hedh poshte deklaratat per racizem

17/09/2009 13:30

Shtepia e Bardhe ka deklaruar se presidenti Barack Obama nuk beson se kritikat e fundit ndaj politikave te tij jane bazuar tek ngjyra e lekures se tij.

Ne kete menyre presidenca i eshte pergjigjur komenteve te fundit te ish-presidentit Jimmy Carter se shumica e sarkazmave te perdorura ndaj reformes shendetesore te hartuar nga Obama kishin baze raciste.

Carter deklaroi gjithashtu se shume vete mendojne se nje afro-amerikan nuk duhet te ishte president.

Nga ana tjeter, Kongresi ka qene deshmitar i nje shperthimi ndaj zotit Obama, qe udhehoqi kritikat ndaj ligjvenesit republikan Joe Wilson.

I biri i Wilson ka hedhur poshte cdo sugjerim se ne kritike kishte tone raciste, por disa konservatore kane akuzuar mbeshtetesit e presidentit se kane luajtur “karten e races”.

Top Channel