Karzai mbron integritetin e zgjedhjeve

17/09/2009 11:50

Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar se beson ne integritetin e zgjedhjeve presidenciale te muajit te kaluar, pavaresisht deklaratave per manipulim te votimit.

Karzai ka mohuar zerat per shkelje te renda ne proces dhe eshte shprehur “i shokuar” nga vezhguesit evropiane qe pretentojne se 10 per qind e votave jane manipuluar.

Kreu i shtetit afgan ka theksuar se nese ne bazen e ketyre deklaratave hapet nje hetim, ai duhet te jete i ndershem dhe pa paragjykime.

“Une besoj ne menyre te vendosur tek integriteti i zgjedhjeve, tek integriteti i popullit afgan dhe tek integriteti i qeverise ne kete proces”, ka pohuar Karzai ne nje konference per shtyp, e para pas pothuajse nje muaji heshtje.

Top Channel