Jemen, sulmohet kampi me refugjate, 80 te vdekur

17/09/2009 10:10

Mbi 80 civile kane mbetur te vrare nga nje sulm ajror i kryer nga aviacioni jemenas mbi nje kamp refugjatesh ne zonat veriore te vendit.

“Mbi 80 civile, shumica e te cileve gra dhe femije jane vrare kur nje avion luftarak ka marre ne shenjester disa familje refugjatesh qe ishin strehuar poshte pemeve ne rajonin e Adit”, ka deklaruar per agjencine franceze “AFP” nje deshmitar nga vendngjarja.

Ndersa sipas nje deshmitari tjeter, qe citohet po nga agjencia prestigjoze franceze, numri i te vdekurve ne zonen ku prej nje muaji po zhvillohen luftime te ashpra mes trupave qeveritare dhe rebeleve shiite eshte 87 persona.

Top Channel