Indi, vdes femija me zemer jashte kraharorit

17/09/2009 16:15

Ka nderruar jete dy jave pas nderhyrjes kirurgjikale femija qe lindi me zemer jashte kraharorit.

Lajmin e ka bere te ditur CNN, duke shpjeguar se femija nuk mundi t’i mbijetonte nje infeksioni te marre gjate operacionit.

Vogelushi kishte lindur me 25 gusht ne nje fshat te shtetit lindor te Biharit, ne Indi.

Femija nuk kishte ende nje emer dhe ne regjistrin e spitalit ishte shenuar si “femija i Vihba”, emri i se emes.

Prinderit e kishin cuar ne nje qender te specializuar te Nju Delhit per te kryer nderhyrjen e rralle kirurgjikale.

Top Channel