Gjermani, 9 te plagosur ne nje shkolle

17/09/2009 15:50

Nje 18 vjecar i armatosur me sepate dhe dy thika ka hedhur disa bomba molotove te mbushura me pije alkoolike ne shkollen e tij te mesme ne jug te Gjermanise.

Gjate incidentit jane plagosur nente nxenes perpara se atij t’i viheshin prangat nga policia.

Ngjarja ka ndodhur ne Carolinum High School ne fshatin e Ansbach te Bavarise.

Policia eshte detyruar te qelloj pese here ndaj te riut pasi ai i kercenoi se do te perdorte armet ndaj tyre.

18 vjecari eshte jashte rrezikut per jeten, nderkohe qe dy prej te plagosurve jane rende ne spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA