Barak: Irani s’perben rrezik per Izraelin

17/09/2009 15:35

“Nuk jam mes atyre qe besojne se Irani mund te vere ne rrezik ekzistencen e Izraelit”.

Deklarata eshte bere sot nga ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak, sipas te cilit Izraeli eshte i forte dhe askush nuk mund te perbeje nje rrezik serioz per te.

Lideri laburist, i intervistuar nga e perditshmja “Yediot Aharonot” ka deklaruar gjithesesi se, Irani perben nje sfide per Izraelin dhe per te gjithe boten dhe eshte shprehur ne favor te sanksioneve kunder tij.

Top Channel