Afganistan, atentat kamikaz, vdesin 6 italiane

17/09/2009 11:30

Te pakten 6 ushtarake italiane dhe dy civile afgane kane mbetur te vdekur nga nje atentat kamikaz qe pati si objektiv patrullen e NATO-s ne rrugen qe te con ne aeroportin e Kabulit.

Si pasoje e sulmit shperthyen edhe mjete te blinduara te eskortes italiane.

Lajmin e kane konfirmuar edhe burime te Ministrise se Mbrojtjes italiane, te cilat saktesojne se nga ngjarja mbeten te plagosur edhe tre ushtare te tjere te NATO-s.

Atentati ka ndodhur paraditen e sotme, ne zonen e quajtur Massud, ku trafiku eshte ngadalesuar si pasoje e kontrollit rrugor. Dy kamikaze kane qene brenda nje automjeti qe ishte ne radhe, ndersa kane hedhur veten dhe mjetin ne ere, duke shkaktuar viktima, por edhe duke shkaterruar objektet qe kishin perreth.

Sulmi eshte marre persiper nga talebanet.

Top Channel