Termeti, Berlusconi peruron fshatin e rindertuar

16/09/2009 13:35

Kryeministri italian Silvio Berluskoni dorezoi celesat e shtepive te para qe u rindertuan pas termetit te muajit prill ne Akuila. Berluskoni peruroi fshatin e rindertuar.
 

“Shpresoj qe kjo shtepi te jete nje strehe dashurie. Ju uroj te shihni te ardhmen me shprese e optimizem. Keta jane celesat per pronaret e rinj. Urime,” tha kryeministri ne Onna.

Ndertesat e reja qe ndryshojne ne permasa sipas numrit te pjesetarve te  familjes do te strehojne 48 familje ose thene ndryshe 300 banore. Termeti la pa strehe 28 mije banore  

Top Channel