SHBA, me 10 nentor ekzekutimi i snajperit

16/09/2009 17:50

Nje gjykate ne Virxhinia ka caktuar 10 nentorin si diten kur do te ekzekutohet denimi me vdekje ndaj autorit te sulmeve me snajper te vitit 2002, ne zonen e Uashington DC.

John Allen Muhammad u denua me vdekje per vrasjen e Dean Meyers, nje nga 10 personat e vrare gjate te shtenave te snajperit.

Ndersa bashkepunetori adoleshent i tij, Lee Boyd Malvo po vuan denimin me burgim te perjetshem per pjesemarrje ne keto atentate.

Avokati i Muhammad, Jonathan Sheldon ka deklaruar se klienti i tij do ta apeloje ceshtjen ne Gjykaten Supreme te SHBA. Gjithashtu, ai do t’i kerkoje guvernatorit te Virxhinias, Timothy Kaine per meshire.

Muhammad dhe Malvo vrane gjashte persona ne Alabama para se te shkonin ne Merilend, Uashington dhe Virxhinia.

Top Channel