PE, votim per mandatin e Barrosos

16/09/2009 11:05

Deputetet e Parlamentit Evropian votojne sot kandidaturen e Hose Manuel Barroso, per nje mandat te dyte ne krye te Komisionit Europian.

Edhe pse ajo e ish-kryeministrit te Portugalise eshte e vetmja kandidature, polemikat nuk kane munguar.

Politikani 53-vjecar i krahut te djathte, Barroso iu desh te luftoje  per postin qe e ka mbajtur vete 5 vjetet e fundit.

Kritiket nga e majta e kane akuzuar ate se ka kenaqur qeverite e vendeve te fuqishme, perfshire Britanine e cila e mbeshtet kandidaturen e tij, dhe se ka reaguar dobet ndaj krizes ekonomike.

Sipas BBC, per te bindur kundershtaret e tij, Barroso ka premtuar te perqendrohet me shume te politikat sociale, te luftoje papunesine dhe te manovroje me shume ne tregun europian te punes.

Sinjalet nga Strasburgu tregojne se Barroso do te marre shumicen e nevojshme per te qendruar ne post, megjithate nje shumice absolute do te ta rriste besueshmerine e tij.

Top Channel