Karter: Reagimet ndaj Obames, me sfond racist

16/09/2009 12:45

Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter thote se pjesa me e madhe e reagimeve kunder reformave shendetesore te Barak Obames ka sfond racist.

Sipas Karter, ne mesin e amerikaneve ka nje ndjenje te trasheguar se nje afro-amerikan nuk mund te jete kreu i Shtepise se Bardhe.

“Nderprerja e nje republikani gjate fjalimit te Obames duke thene frazen ‘ti genjen!’ eshte pjese e ketij sfondi racist”, thote Karter.

Sipas ish-presidentit edhe demostrata e fundit e taksapaguesve ne Washington u perpoq te hidhte balte mbi figuren e presidentit.

Shume konservatore vleresojne se keto reagime e kunder-reagime e kane kaluar cakun, ndersa te tjere thone se e gjithe kjo loje po luhet nga mbeshtetesit e Obames, te cilet po luajne karten e radhes.

Top Channel