Itali, mafia fundos anijet me lende toksike

16/09/2009 13:05

Ne Itali mendohet se mafia ka fundosur ne ujerat e brigjeve italiane te pakten 32 anije te ngarkuara me lende toksike.

Hetimet jane duke u kryer ne disa zona dhe vecanerisht ne lidhje me nje anije me 120 fuci me lende te tilla.
 
Autoritetet besojne se kjo eshte nje prej anijeve te fundit te fundosura ne keto ane. Me ane te roboteve nenujore po shihet saktesisht se c’kane keto anije, te cilat ndodhen ne fund te detit, ne brendesine e tyre.

Organizatat per mbrojtjen e mjedisit thone se anijet me mbetjet toksike jane zhdukur neper brigjet italiane dhe ato greke duke sjelle pasoja teper te demshme.

Hetuesit nderkombetare thone se miratimi i ligjeve te rrepta per depozitimin e mbetjeve toksike ka sjelle fitime super te medha te mafias.

Top Channel