BE, Barroso rikonfirmohet president

16/09/2009 12:30

Hose Manuel Barroso rikonfirmohet president i Komisionit Europian. Barroso merr mandatin e dyte, fale 382 votave ne favor te tij, ndersa 219 eurodeputete votuan kunder. 117 te tjere abstenuan.

Edhe pse ajo e ish-kryeministrit te Portugalise ishte e vetmja kandidature, polemikat nuk kane munguar.

Politikani 53-vjecar i krahut te djathte, Barroso iu desh te luftoje  per postin qe e ka mbajtur vete 5 vjetet e fundit.

Kritiket nga e majta e kane akuzuar ate se ka kenaqur qeverite e vendeve te fuqishme, perfshire Britanine e cila e mbeshtet kandidaturen e tij, dhe se ka reaguar dobet ndaj krizes ekonomike.

Sipas BBC, per te bindur kundershtaret e tij, Barroso ka premtuar te perqendrohet me shume te politikat sociale, te luftoje papunesine dhe te manovroje me shume ne tregun europian te punes.

Top Channel