Afganistan, Karzai fiton zgjedhjet me 54%

16/09/2009 16:45

Komisioni Elektoral ne Afganistan ka njoftuar sot se presidenti Hamid Karzai ka fituar zgjedhjet presidenciale.

Sipas burimit, kreu i shtetit ka fituar 54.6 per qind te votave, ndersa rivali i tij kryesor Abdullah Abdullah vetem 27.8 per qind.

Komisioni shton me tej se persa i perket pjesemarrjes ne zgjedhje, ajo ka arritur ne 38.7 per qind.

Institucioni zyrtar nuk u prononcua lidhur me deklaratat e djeshme te vezhguesve nderkombetare se 10 per qind e fleteve te votimit ishin te manipuluara.

Top Channel