Afganistan, 1.5 milione vota te manipuluara

16/09/2009 12:10

Vezhguesit nderkombetare i japin “shuplaken” e pare procesit zgjedhor ne Afganistan qe ka rikonfirmuar Hamid Karzain ne krye te shtetit.

“Rreth 1.5 milione vota rezultojne te manipuluara”, deklarojne vezhguesit e Bashkimit Europian, te cilet shtojne se rreth 75 % e tyre jane ne favor te presidentit Karzai.

Nese keto vota do te cilesoheshin te pavlefshme, atehere Karzai do kishte poshte kuotes 50 %, cka do ta conte garen ne balotazh. Ne zgjedhjet e 20 gushtit ne Afganistan moren pjese rreth 6 milione votues.  

Top Channel