Ukraina: ‘Jo’ adoptimit te Lev nga Elton John

15/09/2009 13:45

Ministri ukrainas, Yuriy Pavlenko, deklaroi se nuk eshte i mundur adoptimi i nje femije nga Elton John, sepse kengetari britanik nuk eshte i martuar.

Popstari deklaroi disa dite me pare se kerkonte te adoptonte nje femije, te cilin e kishte takuar ne nje spital te specializuar per te trajtuar femije me SIDA.

Nga ana tjeter John 62-vjecar eshte shume i vjeter; ligji ukrainas kerkon nje diference mes prindit adoptues dhe femijes prej 45 vjet. Edhe ne Britani, deshira e kengetarit shkaktoi polemika.

“I vogli Lev me ka rrembyer zemren. Do me pelqente ta adoptoja”, u shpreh Elton John.

 

Top Channel