Nik Xhelilaj, Marcelo Mastrioiani shqiptar

15/09/2009 19:20

Ndoshta jo te gjithe e kemi pare ne pune e siper, por te gjithe kemi degjuar per veprat e tij.

E kemi fjalen per aktorin e ri por tashme te afirmuar Nik Xhelilaj, i cili po ngjit shkallet e veshtira te karrieres me nje shpejtesi me te madhe se koleget e bashkemoshataret.

Por fama e papritur qe i erdhi Nikut si dhurate duket se nuk e ka ndryshuar djalin e thjeshte qe ka studiuar per aktrim.

“Perpiqem te jem me kembe ne toke, po me vjen shume mire kur puna ime vihet ne dukje”, thote Niku.

Per filmat e tij publiku shqiptar ka degjuar shume, por jo vetem ai shqiptar dhe reagimet jane domosdoshmerisht te ndryshme. P.sh ne Ceki atij i jane sulur vajza e djem per t’i rrembyer nje autograf.

Nje profesion i veshtire si ai i aktorit ka gjithmone nevoje per shume suport qofte ky moral apo i formave te tjera.

“Im ate natyre ushtarake, nuk e pelqeu profesionin tim fillimisht. Sot eshte ai qe me mbeshtet me shume dhe blen cdo gazete a reviste ku shkruhet dicka per filmat ku luaj une”, thote Niku.

Aktor me sukses Niku, duke qene se ne dy filmat e pare ka patur rol protagonisti, duke i siguruar ashtu nje te ardhme brilante ne karieren e tij te re.

Nik Xhelilaj eshte padyshim nje prej talenteve te aktoreve te rinj shqiptare, i cili tashme po i ngjit me sukses shkallet e karrieres se tij si aktor.

U quajt “zbulim” ne filmin “Trishtimi i zonjes Shnajder”, nje film i cili i hapi atij rrugen e suksesit.Ne kete film me syte e tij te zinj  dhe sharmin mesdhetar  u krahasua me  Marcelo Mastrioianin tek  “La Dolce Vita te Federico Fellinit”.  Roli i tij me i fundit eshte ne filmin “Gjalle”me regji te Artan Minarollit. Niku interpreton rolin kryesor.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel