Devis Xherahu e Pantazis i bashkon kenga korcare

14/09/2009 16:05

Devis Xherahu rikthehet per publikun shqiptar me nje tjeter kenge bashkepunim me kengetarin e famshem grek, Lefteris Pantazis.

I ftuar ne emisionin e perditshem rinor “Select”, Devis, me deshira te medha per te performuar per publikun muzike te paster shqiptare tregon se me kolegun Lefteris mendoi te sjelle kengen e vjeter korcare “Rrokullisni Kadet”.

“Lefteris me degjoi teksa kendoja kete kenge, qe i perket shume viteve me pare. I pelqeu shume melodia e duke qene se pas bashkepunimit te pare ‘me kishte nje borxh’ vendosi te bashkohej me mua e se bashku me regjisorin Sazan Male te realizonim nje klip me kengen shume te bukur qytetare korcare”, tha Devis.

Nje djale i shkathet e gazmor, Devis, i cili ka pushtuar zemrat e mijera fansave ne vendin helen, ka bere per vete edhe te famshmin Pantazis, i cili me nje shqipe te paster kendon vargjet e mirenjohura per ne: “Rroku-rrokullsini kadet/beni qejfin tamam/se qejfi eshte i embel/s’blihet jo me para”.

“Pasi u kendua kenga ne nje koncert pyeta te pranishmit: a jeni dakord qe Lefteris te marre edhe nje pasaporte shqiptare”, kujton Devis.

Top Channel