Venecia, “Libani” fiton “Luanin e Arte”

13/09/2009 11:55

Filmi “Libani” i regjisorit izraelit Samuel Maoz ka fituar cmimin “Luani i Arte” ne finalen e Festivalit te Venecias.

Juria e drejtuar nga Ang Lee vleresoi 25 filmat ne gare, ku konkurrenca ishte e larte, por ne fund ai qe ka bere diferencen ishte filmi “Libani”. Zhgenjim per filmin italian “Baaria” me regjisor Giuseppe Tornatore qe cilesohej si me i avantazhuari per te fituar trofeun. “Libani” rrefen pushtimin e vendit nga Izraeli ne vitin 1982. 

Ky film nuk ngjalli interesin e gazetave libaneze, ndersa vetem gazeta filo-hezbollahe “al Akhbar” ka reaguar, duke thene se Maoz i cileson ushtaret izraelite si “pellumba te paqes ne nje tank”.

Ne fjalen e tij, regjisori tha se kinemaja izraelite tregoi edhe nje here se eshte kthyer ne institucionin qendror te kultures vendase. Nderkohe, “Luanin e Arte” si aktorja me e mire e ka marre Ksenia Rappoport dhe per meshkujt Colin Firth.

Top Channel