Libi, perkeqesohet gjendja e al Megrahit

10/09/2009 01:45

Perkeqesohet gjendja shendetesore e Al Megrahit, atentatorit te Libise te liruar disa jave me pare nga autoritetet skoceze per arsye shendetesore.

Ish agjenti sekret libian vuan nga nje kancer vdekjeprures dhe doktoret skoceze i dhane atij maksimumi 3 muaj jete para se ta lironin.

Sipas raportimeve Megrahi gjate gjithe kohes eshte i shoqeruar nga nje maske oksigjenuese dhe nje infermiere e cila i kontrollon pulsin thuajse cdo minute.

Abdelbaset al Megrahi eshte i vetmi i denuar nga drejtesia britanike per atentatin ndaj avionit Pan American ne vitin 1988 ku humben jeten 270 persona mbi qytezen e Lokerbise ne Skoci.

Top Channel