Zjarri shkatërron tempullin historik budist në Japoni, ku ndodhet ‘flaka e përjetshme’
Nje burre italian gjate konferences per shtyp te George Clooney i ka habitur te gjithe ndersa ka hequr kemishen e tij, ka ulur pantallonat duke mbetur vetem me te brendshme dhe i ka kerkuar aktorit amerikan nje puthje.
I panjohuri i lutet yllit hollivudian per nje puthje duke u perleshur me median e pranishme si dhe duke bere striptizem para aktorit te famshem.
Nderkohe qe Clooney ka reaguar menjehere.
“Eshte e veshtire kur ndermerr dicka me vetesiguri te plote dhe thuajse te pamundur. Gjithmone eshte mjaft e sikletshme. Megjithate ishte nje perpjekje per t’u lavderuar”, eshte shprehur ai.
Me tej aktori ka dashur te sjelle ndermend edhe nje batute te David Niven gjate nje sezoni te ndarjeve te cmimeve Oskar.
“Keni degjuar ndonjehere per shakane e David Niven. A nuk ishte thenia e tij se gjeja me e madhe qe do ta bente te shkulej gazit ishte qe te hiqte pantallonat e tij gjate ndarjes se cmimeve dhe t’u tregonte te gjitheve te brendshmet e tij?”, mbylli fjalen e tij nen siklet Clooney.
I gjithe skenari eshte zhvilluar para kamerave dhe truprojeve te pranishem, te cilet nuk mund te nderhynin pasi personi ne fjale kishte nje akreditim zyrtar ne festival.
George Clooney ndodhet ne Venecia per te prezantuar filmin komedik “The Man Who Stare at Goats” ku ai ai luan bashke me aktore te tjere te njohur hollivudiane si Kevin Spacey dhe Ewan McGregor.
Top Channel