Turqi, permbytjet, gjenden shtate kufoma

09/09/2009 10:30

Stambolli eshte goditur oret e fundit nga permbytje te dhunshme. Skuadrat e ndihmes se shpejt kane rekuperuar shtate kufoma.

Lajmin e ka bere te ditur CNN-Turk. Disa lagje te Stambollit jane plotesisht te permbytura nga uji dhe situata do te mbetet e tille deri diten e neserme.

Sipas autoriteteve, numrohen miliona dollare deme.

Prefekti i Bosforit, Muammar Guler ka ftuar popullsine qe te kufizojne levizjet e panevojshme.

Top Channel