Britani, Harry trashegon 9 mln sterlina

09/09/2009 18:10

Diten e marte princi Harry do te mbushe 25 vjec dhe do te kete nen kontroll 9 milione sterlina, qe jane edhe pjesa e tij nga trashegimia e se emes, princeshes Diana.

Pas vdekjes tragjike te saj, me 31 gusht te vitit 1997, Harry dhe vellai i tij William moren si trashegimi rreth 6.5 milione sterlina per koke, te cilat u bene 9 milione fale investimeve.

Gjithesesi, te dy vellezerve u ndalohet te shpenzojne pasurine ne fjale pa mbushur 30 vjec, edhe pse qe nga mosha 25 vjecare mund te gezojne interesat.

Top Channel