Berthamoret, Irani i dorezon paketen OKB-se

09/09/2009 17:30

Ashtu sic ishte parashikuar, Irani iu ka dorezuar pese anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit, plus Gjermanise, paketen e tij me propozimet mbi ceshtjen berthamore.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave pritet qe pasi te shqyrtojne paketen ne fjale, 6 vendet te dalin me nje qendrim mbi fillimin ose jo te negociatave.

Kopiet e paketes iu dorezuan perfaqesuesve te Kombeve te Bashkuara nga ministri i Jashtem i Teheranit, Manoucher Mottaki.

Top Channel