Afganistan, lirohet reporteri i NYT

09/09/2009 10:20

Stephen Farrell eshte liruar. Gazetari i “New York Times” i rrembyer te shtunen e kaluar ne veri te Afganistanit ka rifituar lirine fale nje operacioni ushtarak ne provincen e Kunduz.

Perkthyesi i tij, Sultan Mohammad, i rrembyer bashke me te, mbeti i vrare.

Farrel e Sultan Mohammad u moren peng ne fund te javes se kaluar ne Kunduz, ku ndodheshin per te marre informacione per reagimet ndaj bombardimeve te NATO-s qe shkaktuan 90 te vdekur, mes te cileve edhe shume civile.

“Te marten, ne nje sulm ne distriktin e Chardara, forcat speciale amerikane arriten te lironin Stephen Farrell, por gazetari afgan Sultan Mohammad u vra nga talebanet ne vazhde te operacionit”, tha guvernatori i Kunduz, Mohammad Omar.

Top Channel