Turqi, vriten gjashte ushtare

08/09/2009 20:30

Gjashte ushtare turq kane mbetur te vrare ne perleshjet e se henes ne mbremje ne juglindje te vendit me indipendentistet kurde te PKK-se.

Lajmin e ka bere te ditur Shtabi i Pergjithshem turk.

Ushtaret ishin duke patrulluar ne zonen mes Siirtit dhe Hakkarit, ne afersi te kufirit me Irakun, per te kerkuar vendstrehime dhe depozita armesh te PKK-se.

Gjate perleshjeve kane mbetur te plagosur tre ushtare te tjere.

Top Channel