Rusi, Lavrov: Ne “Artic Sea” nuk kishte raketa S-300

08/09/2009 23:15

Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov mohoi hipotezat se anija e cila u zhduk per me shume se dy jave ne muajt korrik-gusht transportonte armatim ushtaraj rus i destinuar per ne Afrike.

“Sa per hipotezat per nje prezence te raketave S-300 ne bordin e Artic Sea ato jane teresisht genjeshtra”, deklaroi kryediplomati rus per mediat vendase.

Lavrov iu pergjigj pyetjeve te gazetareve ne Moske ne lidhje me lajmet e disa mediave te huaja per ngarkesen ne bordin e “Artic Sea”.

Nderkaq hetuesit ruse te cilet kane marre nen mbikqyrje anijen ne raportin e tyre jane mjaftuar duke thene se “anija transportonte ate qe duhej te transportonte”, pa specifikuar ngarkesen e saj.

Top Channel